VIDEO/ Sirena alarmi dëgjohen në Mitrovicën e Veriut

Para disa minutave serbët kanë lëshuar alarmin në Mitrovicë të Veriut. Raportohet se se serbët kanë sulmuar Policinë në e Kosovës dhe është arrestuar një prej tyre.

Ndërkohë, numri i forcave të Policisë së Kosovës dhe pjesëtare të KFOR-it është shtuar tek Ura e Ibrit.

Sirenat e alarmit publik në Mitrovicë të Veriut rëndom lëshohen kur nga popullata lokale kërkohet të organizohet për ndonjë ngjarje.

Sa herë që bien sirenat në veri të Kosovës, e që ka ndodhur në disa raste vitet e kaluara, grupe njerëzish të organizuar dalin në rrugë, mbyllin dyqanet, barnatoret, lokalet afariste e të tjera dhe organizojnë barrikad

Dy javët e fundit raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar sërish pasi në katër komunat veriore janë duke u zhvilluar protesta nga grupe të serbëve lokalë të cilët po kundërshtojnë futjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Tensionet kulumuan më 29 maj, kur në Zveçan grupe të maskuara të serbëve lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri.

/albeu.com/


Shtuar 13.06.2023 13:00