Sekuestrohen 140 armë të Gardës së Republikës
Prokuroria sekuestron 140 armë të Gardës së Republikës në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për vrasjen e tre personave gjatë demonstratës së 21 janarit në Tiranë. Grupi hetimor i prokurorisë së Tiranës ka shkuar në Gardën e Republikës dhe me një urdhër ka bllokuar 140 armë zjarri të cilat janë dërguar për ekspertizë.

Sipas njoftimeve nga prokuroria, armëët i përkasin 140 efektivave të Gardës së Republikës që u angazhuan me ruajtjen e institucioneve gjatë zhvillimit të demonstratës.

Sipas prokurorisë, armët do ti nënshtrohen ekzaminimeve me gëzhojat dhe predhat e gjetura në vendin e ngjarjes për të nxjerrë më pas përgjegjësit për pasojat e rënda të ngjarjes.

Tre persona humbën jetën gjat zhvillimit të demonstratës në Tiranë. Ata janë: 50-vjeçari Faik Myrto nga qyteti i Fierit, Ziver Veizi, 48 vjeç nga Gjirokastra dhe Hekuran Deda nga Dibra.
Shtuar më 24/01/2011, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori