Sekuestrohen 10 mijë maska me destinacion Shqipërinë në doganën greke
10 mijë maska janë bllokuar në doganën e Pireut, destinacioni i të cilave ishte Shqipëria.

Autoritetet doganore greke kanë sekuestruar sasinë e ngarkuar nga një kompani greke në momentin kur kamioni u paraqit në doganë për të kryer procedurat doganore. Dogana njoftoi kompaninë eksportuese greke se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve me destinacion vendet e treta.

Për më tepër drejtuesit e kompanisë greke u shokuan kur dogana i njoftoi se kjo sasi, por edhe sasi të tjera që mund të ndodhen në depot e saj do të bllokohen në magazinë dhe sekuestrohen për llogari të shtetit grek.

Dogana sqaroi se sekuestrimi parashikon bllokimin dhe kalimin e sasisë në favor të Ministrisë së Emergjencave Civile, e cila do ti shpërndajë ato nëpër spitale, farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës, plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese.

Skandali shtohet edhe më tepër, pas denoncimit të shumë kompanive që importojnë maska dhe dizifektantë, të cilat denoncojnë sekuestrim të menjëhershëm në doganë të 30 për qind të sasisë së këtyre materialeve.
Shtuar më 25/03/2020, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori