Seks online me kamxhik e lodra seksi, lirohet tutorja dhe "prostitutat virtuale" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Gjykata e Tiranës vendosi pak minuta më parë lirimin e 6 vajzave që u kapën nga policia në një shtëpi të përshtatur për seks online në kuadër të operacionit “Chat Line 2”.

Gjatë hetimeve, organet e rendit zbuluan se në atë shtëpi ushtrohej aktiviteti i "prostitucionit virtual" ku tutorja e tyre, 34-vjeçarja L.B i detyronte vajzat që të zvisheshin në kamera online ndaj klientëve nga vende të ndryshme të botës që paguanin për të parë performancën e tyre.

Tutorja do të jetë më "arrest në shtëpi", kurse vajzat do të ndiqen në gjendje të lirë. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori