Sekondat e fundit të 25-vjeçares në Elbasan: Filmimi në lindje, takimi me beben dhe kërkesa për ndihmë
Një i afërm përshkruan sekondat e fundit të Anxhela Debrovës që humbi jetën në maternitetin e Elbasanit menjëherë pas lindjes.

“Shtatzania e saj ka qenë e mbarë. Ajo dhe bashkëshorti janë kujdesur shumë gjatë barërs. Kanë kryer të gjitha analizat dhe vizitat dhe askush nuk i tha që të ketë probleme. Çifti mezi po priste të vinte në jetë, vajza të cilën e kishin pagëzuar me emrin Alea. Ditën e lindjes i thanë që duhej bërë operim se ashtu ishte më mirë për atë dhe jetën e bebes. Gjithçka ka shkuar normalisht gjatë operacionit. Pas operimit ka qenë e vetëdijshme dhe ka komunikuar edhe me bashkëshortin dhe pjestarë të tjerë të familjes. I ka kërkuar njërës prej infermiereve që ta filmojë që ta kishte si kujtim momentin e lindjes. I kanë dërguar edhe foshnjën që ta vendosë në gji. Por pas operimit gjendja është përkeqësuar. Dimë që i ka thënë bashkëshortit që nuk ndjehem mirë, më merret fryma. Këto janë edhe çastet dramatike kur ajo po luftonte me jetën dhe kishte nevojë për ndihmë. Mendoj se këtu është neglizhuar”.
Shtuar më 25/04/2019, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori