Sejdiu s'do të kandidojë për deputet të LDK-së
Pëlqej
Kryetari aktual i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka hequr dorë nga kryesimi i listës së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakondhsme në Kosovë të 12 dhjetorit. Deklarata është bërë nga Ramë Manaj për Radio “Evropa e Lirë”.

Një ditë para mbajtjes e së Kuvendit të VII zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ende nuk dihet se kush do të jetë kandidat për kryesimin e listës.
Mediat në Prishtinë kanë shkruar se anëtari i kësaj partie, i sa Mustafa, i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Prishtinës, është kandidaturë konsesuale e Kryesisë së LDK-së, e njëkohësisht kryetari aktual Fatmir Sejdiu, nuk do të garojë për kryear të partisë.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, hedh poshtë deklaratat e tilla, duke pohuar se ato nuk janë të vërteta.

"Nuk ka i nformatë që ka hequr dorë, së paku deri sot jo, nuk e di cka do të ndodhë, por nuk e besoj që do të heqë dorë. Kryetari Sejdiu ka hequr dorë që të jetë bartës i listës, nuk do të konkurrojë për deputet në Parlamentin e Kosovës. Kjo është thënë dhe kështu e ka thënë vetë kryetari në takim me kryetarët e degëve", ka deklaruar Manaj. (rel)
Shtuar më 06/11/2010, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori