Sejdiu e ka shkelur Kushtetutën
Fatmir Sejdiu
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shkelur aktin më të lartë juridik të vendit me mbajtjen e dy posteve, atë të kryetarit të shtetit dhe tjetrin, të liderit të LDK-së, ndonëse të ngrirë, njofton Klan Kosova.

Sipas këtyre burimeve, vendimi është marrë dje në mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku presidenti rangohet si shkelës i aktit më të lartë juridik.

Po sipas këtyre burimeve, bëhet e ditur se në seancën e rregullt të panelit, shtatë nga nëntë gjykatësit, kanë qenë pro asaj që konfirmon cenimin e Kushtetutës nga ana e presidentit të Kosovës.

Raportin për rastin Sejdiu e ka paraqitur anëtari amerikan i gjykatës, Robert Carolan, i cili kishte marrë përsipër këtë lëndë. Vendimi zyrtar dhe i shkruar për këtë rast do të bëhet publik në ditët e ardhshme. Presidenti Sejdiu vazhdimisht ka mohuar se po e shkel Kushtetutën, përderisa ka mbajtur të ngrirë postin e kryetarit të LDK-së.
Shtuar më 23/09/2010, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori