"Sea Guardian", kthehen në atdhe marinarët shqiptar që patrulluan Egjeun
Në Komandën e Forcës Detare, Plepa, u zhvillua ceremonia për pritjen e personelit të kontigjentit të 4-t, pjesëmarrës në operacionin “Sea Guardian”.

Aktiviteti u zhvillua për të vlerësuar kontributin e personelit të Forcës Detare në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm të NATO-s në Detin Egje.

Në ceremoni morrën pjesë Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koci, Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral brigade Dedë Prenga, Komandantë të Forcave, personeli i kontigjentit të 4-të dhe familjarë të tyre, etj.

“Ndjehem krenar për faktin se, kontigjenti i katërt ka realizuar me sukses misionin e ngarkuar, tha Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral major Ylber Dogjani zoti Dogjani, duke justifikuat plotësisht besimin e Ministrit të Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, Komandatit të Forcës Detare dhe familjeve tuaja”. Në vijim Gjeneral Dogjani shtoi se, me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, pavarësisht kushteve të vështira të motit e detit, ju zbatuat në kohë të gjitha detyrat e ngarkuara, duke dëshmuar se jeni të denjë e barabartë përkrah detarëve të vendeve aleate”.

Zv.ministri i Mbrojtjes, zoti Petro Koci, tha se me këtë mision keni rritur me prova profesionalizmin tuaj, duke bashkëpunur, bashkërenduar, duke qenë në Komandën e Përbashkët të NATOs, në një operacion të përbashkët të saj.

Së dyti, ne mburremi para taksapaguesve se, paratë e tyre nuk shkuan dëm, paratë e tyre nuk shkuan kot. Ato janë kthyer në mision, në shërbim të paqes, të sigurisë. Ne përfaqsojmë atë pjesë të shtetit që i shërbejnë misionit, kushtetutës. Dhe ky mision ndërkombëtar tregoi se i shërben popullit, aleancës, shërbim ndaj popujve të tjerë, kundër migracionit të paligjshëm që sjell rreziqe të mëdha për stabilitetin social.

Ceremonia vijoi me dhënien e medaljes për “Pjesmarrje në operacione humanitare”, akorduar Flotiljes Detare të Pashalimanit, nga Zv.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Dedë Prenga. Medalja u vendos në Flamurin Luftarak të Flotiljes Detare Pashaliman.

Në fund të ceremonisë pjesëmarrësit bënë një foto të përbashkët.

Po sot, në Komandën e Forcës Detare u zhvillua ceremonia për dhënien e gradave të reja, për një pjesë kuadrosh oficerë dhe nënoficerë të Forcës Detare.
Shtuar më 27/07/2017, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori