Albin Kurti flet në parlament: Kosova nuk tërhiqet, Serbia po tregohet agresive, rrezik për rajonin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mban një fjalim në Kuvendin e Kosovës në lidhje me tensioned në veri të vendit.

Ai nuk është tërhequr nga fjala e tij se zgjedhjet në veri kanë qenë legjitime, ndërsa theksoi se Kosova nuk është demokratike në veri për shkak të Serbisë

. Kurti tha se Lista Serbe jo vetëm që nuk ka qenë prezentë në ndërtesa por qëllimi i tyre i vetëm është që Kosova t’i braktisë gjithashtu.

Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës, tha se ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme për aq kohë sa sulmi ishte i parapërgatitur dhe se kërkonin pretekst.

“Zgjedhjet duhet të mbaheshin. Njëherë u shtyn, s’mund të mbylleshin sërish. Unë i kam bërë thirrje serbëve të futeshin në zgjedhje. Escobar deklaroi se SHBA do i njohin rezultatet pavarësisht bojkotit të serbëve. Më 23 prill mbahen zgjedhjet, asnjë incident, organizim i shkëlqyer. Edhe betimet e kryetarëve u kaluan pa incidenteve. Ndërsa në ditën e parë të tyre të punës ata u përballën me incidente, sulmuan KFOR dhe policët e Kosovës.
Nëse ne nuk do kishim vepruar drejt, do të kishim kryetarë të komunave që do të ishin të sulmuar. Sepse ai sulm ishte i parapërgatitur dhe kërkonin pretekst. Ajo nuk ishte hyrje me forcë në ndërtesë, nuk hyn policia me forcë në ndërtesë të tij. As kryetari nuk hyn me forcë, se është zyra e tij. Me lejoni t’iu njoftoj, Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentit përveçse kur do me marr pagën. Ata i kanë braktisur ndërtesat se e dinë që s’janë të tyret, janë të republikës. Ata nuk i duan, ata thjesht duan që të mos i duam as ne, ndërhyjnë vetëm kur duan të hyjnë kryetarët.”- tha Kurti./albu.com/


Shtuar 2.06.2023 11:12