"Se mos na vjedhin edhe brekët", aktivisti ngre zërin për dy skandalet
Ne në Shqipëri kemi një shprehje që thotë se ‘’çudia më e madhe zgjat tre ditë,’’ po duket se për ngjarje të mëdha edhe ky afat nuk vlen.

Brenda 48 orësh në vend ndodhën dy skandale të mëdha, që më së paku do të duhet të kishte një reagim nga Ministritë përkatëse.

Nga Ministria e Jashtme lajmi për vjedhjen e pasaportave shqiptare në Greqi kaloi në heshtje pa asnjë reagim, ndërkohë që të njëjtën linjë ndoqi edhe Ministria e Brendshme për vjedhje ne armëve dhe municioneve.

Përgjegjësitë e për dy skandalet në fjalë nuk i mori askush e për rrjedhojë as reagimi që pritej nuk ndodh shkruan Faxweb. Në këto kushte, pedagogu dhe gazetari Erion Kristo, ka ‘shpërthyer’ në Facebook duke shprehur indinjatën dhe habinë ndaj institucioneve shtetore.

Statusi i plotë:

Jam shume i cuditur. Humbasin qindra pashaporta dhe se can koken askush. Askush nuk kerkon pergjegjesi, askush nuk jep doreheqje. Vidhen arme, po askush nuk reagon. Kemi humbur teresisht aftesine per te lexuar realitetin. Se mos na vjedhin dhe breket…

Kujtojmë se mënyra e transportimit të pasaportave të emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë, dhe më pas vjedhja e tyre, shënojnë një nga skandalet më të mëdha të mosruajtjes së të dhënave të qytetarëve.
Shtuar më 24/02/2019, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori