S'do ju besohet, mësoni sa vjeç bën sot Robert Berisha (FOTO LAJM)

Një nga djemtë më të komentuar në shoëbizin shqiptar, Robert Berisha, feston sot ditëlindjen. E besoni apo jo këngëtari i njohur feston sot 43-vjetorin e lindjes! Roberti ka lindur 28 janar në vitin 1978. Për këtë ditë speciale, Roberti ka marrë qindra mesazhe urimi nga miq e fansa të tij.

Robert Berisha ka treguar dhe vetë se ai ndihet shumë më i ri nga mosha që ka dhe ndaj nuk tregon për moshën e tij. Gjithmonë ai është kujdesur për veten, duke u marrë me palestër dhe treguar kujdes për dietën e tij ushqimore.

Dy javë më parë Robert Berisha përjetoi një nga ngjarjet më të trishta, pasi humbi nënën e tij. E ëma e Robertit vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi ta fitonte betejën me të. Gjatë kësaj kohe Roberti e ka kujtuar herë pas here nënën e tij, duke publikuar në rrjete sociale disa nga imazhet më bukura që ka me të. Në këtë ditë të veçante me siguri ai do e ndjejë akoma dhe më shumë mungesën e së ëmës, me të cilën ka pasur një lidhje shumë të ngushtë.

Ndërkohë kujtojmë se Roberti ka vendosur që emisioni i tij “Robi plaket kur don vet” do të jetë në një pauzë sezonale dhe do të rikthehet më 21 shkurt. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, këngëtari informoi se nuk do të shfaqet në ekran deri më 21 shkurt dhe deri atëherë, do të transmetohen “Best Of”. Ditët e fundit ai ndodhet në SHBA dhe ditëlindjen e tij do e festojë përtej oqeanit.

Shtuar më 28/01/2021, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori