Sarkozy: Ne duam që Greqia të mbetet pjesë e BE
Pas mbledhjes së G20 presidenti i Francës Nicolas Sarkozy ka bërë të ditur edhe detajet çështjeve që ishin diskutuar gjatë mbledhjes. Sipas tij çështja kryesore kishte qenë ajo e Greqisë por edhe shumë çështje të tjera shumë të rëndësishme që kishin të bënin me ekonominë.

Në fjalën e tij ai është shprehur se gjëra të këqija po ndodhnin dhe mesazhi i dhënë nga Franca dhe Gjermani është se vëndet në zhvillim dhe ato të varfra nuk duhet të jenë ato që vuajnë këto pasojë.

“Natyrisht ka kundërshtime nga vende të ndryshme me vendime që janë marrë në lidhje me këto vende por ajo që është e rëndësishme është që këto vende janë të hapura për bisedime. Mendojmë se nuk duhet të ecim me metoda e vjetra që kemi ecur deri më tani por të gjejmë metoda të reja.” ka thënë Sarkosy
Ndërkohë që ai eshte shprehur se duheshin vendosur edhe sanksione për ato vende që nuk ndiqnin këshillat.
“Ka pasur vende që kur kanë hyrë në eurozonë nuk kanë qenë të përgatitura për të hyrë në këtë organizëm. E rëndësishme është që ka solidaritet midis vendeve të BE dhe më vjen mirë që edhe në Greqi kjo është kuptuar. Ne duam që Greqia të qëndrojë por kjo gjë varet edhe nga vëndet e tjera.” është shprehur ai në lidhje me diskutimet që ka pasur për cështjen e Greqisë.

Më tej ai ka thënë se Greqia është një vend i pavarur dhe kishin të drejtën e tyre nësë duan të shkojnë në referendum apo jo. “Ndërsa për Euron ne duhet ta mbrojmë sepse është trashëgimia jonë” ka përfunduar Sarkosy./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori