Sarkozy: Do të ndërhyjmë nëse kërcënohet ekzistenca e Izraelit
Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, në një deklaratë gjatë samitit të G20 ka dënuar programin bërthamor të Iranit duke thënë se Franca nuk do të qëndrojë pa vepruar “nëse kërcënohet ekzistenca e Izraelit”.

Deklarata e presidentit francez është bërë gjatë samitit të G 20 në Kanë të Francës para publikimit të një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi programin bërthamor të Iranit.

Ky raport pritet të japë pak informata për zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani.

Fuqitë perëndimore, përfshirë Izraelin, dyshojnë që Teherani të jetë duke zhvilluar armë bërthamore, gjë që është hedhur poshtë nga nga drejtuesit e Iranit. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori