Sarandioti alarmon policinë: Më ka ikur gruaja
Pëlqej
Një 39-vjeçar nga Saranda ka denoncuar në komisariat largimin e gruas së tij.

Shtetasi me inicialet S.A. ka qenë në panik pasi sipas tij, gruaja i ka marrë me vete edhe dy fëmijët.

Sipas S.A, partnerja e tij është larguar nga shtëpia pa dhënë asnjë detaj, ndërsa ka marrë me vete edhe dy fëmijët e tyre të mitur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2018, shtetasi S.A., vjeç 39, banues në Sarandë, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja M.A., vjeçe 29, banuese në Sarandë, me dy fëmijët e saj të mitur. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2018, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori