1 shtetas i plagosur, sherr me thika në Elbasan

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sherr mes disa personave në Elbasan. Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me thika.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, në parkun Rinia, ku disa persona janë përleshur me njëri-tjetrin për motive banale.

Deri tani raportohet për një person të arrestuar për ngjarjen, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital dhe po mbahen nën kontrollin e mjekëve. Policia po vijon zbardhjen e plotë të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e personave të tjerë që janë përfshirë në sherr. /albeu.com/

 


Shtuar 1.06.2021 09:04