22-vjeçari që fali jetë me vdekjen e tij, nuk i mbijetoi aksidentit, familja dhuron organet

Një 22-vjeçar, viktimë e një aksidenti trafiku në Heraklion, ka dhuruar jetë me vdekjen e tij.
Prindërit e tij kur u informuan se gjendja e fëmijës së tyre ishte e pakthyeshme, pavarësisht dhimbjes, morën vendimin e guximshëm për t’i dhuruar organet e tij.

Sipas medieve greke, procesi i marrjes së organeve ka përfunduar sot në orët e para të ditës dhe pas respektimit të protokolleve të përcaktuara.

Sipas informacioneve, zemra e 22-vjeçarit Antonis është transferuar në Onasio, mushkëritë në Padova të Italisë, veshkat në Spitalin Popullor të Athinës dhe mëlçia në Spitalin Hipokrati të Selanikut.

I riu fatkeq po ngiste motorin e tij në BOAK në lartësinë e Aghii Theodorit, kur u përplas me një makinë që drejtohej nga një grua.

22-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në tru dhe është shtruar menjëherë në ICU PAGNI, por nuk mundi t’ia dilte./Albeu.com/


Shtuar 28.08.2023 10:35