Sapo kishte përfunduar dializën, kush është 57 vjeçari që humbi jetën tragjikisht në liqenin e Banjës (FOTO LAJM)

Një aksident me pasojë vdekjen e një 57 vjeçari ndodhi ditën e sotme në fshatin Shushicë të Gramshit.

Viktima është Gazment Hasani, i cili shkonte nga Tirana për në Gramsh pasi kishte marrë shërbimin e dializës.

Makina kishte ndaluar në anë të rrugës, por në momentin e nisjes nga pakujdesi ka përfunduar në liqenin e Banjës.

Një dëshmitar tregon se një moment ka parë një makinë teksa rrëzohej në liqen duke bërë që të ndalonte për të parë se çfarë kishte ndodhur.

“Pash një moment që një makinë ra në liqen dhe ndalova direkt për të parë çfarë ndodhi. Pas meje ndaluan edhe një çift tjetër që ishin me makinë. Nuk dinim ç’të bënim pasi aty është shumë thellë. Pas pak minutash nga uji doli një trup. U futa me not dhe e nxorra në breg. Pastaj erdhën zjarrfikësit dhe policia”, shprehet ai për abcnews.al.

Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa është verifikimi në thellësi nga polumbarët e RENEA-s që do të konfirmojë nëse ka apo jo trupa të jetë në makinë.


Shtuar më 18/05/2020, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori