Alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut, mblidhet sot Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot janë caktuar seanca të dy komisioneve, dhe atë të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisionit për sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri duhet të mbajë seancën e 41-të me një pikë të vetme të rendit të ditës: Informacion për masat e ndërmarra dhe aktivitetet lidhur me raportimet e rreme për mjete shpërthyese të vendosura nëpër shkolla, qendra tregtare dhe institucione shtetërore.