"Sapo kishim kryer marrëdhënie...pastaj e pashë të përpëlitej", rrëfehet 20-vjeçarja
Së fundmi janë zbardhur dëshmitë e të përfshirëve në vrasjen e Arben Gjecit.

Ky i fundit kishte lidhje me një vazjë Elida Canin e cila ishte e martuar me Dëfrim Kurtin.

Pas dyshimeve për tradhëti Dëfrimi i ka treguar vëllait të nuses, Esat Canit për ata që dinte.

Vellai i Elidës, Esati i cili ka gjurmuar Arben Gjecin ku e ka gjetur me motrën e tij në një kasolle pranë shtëpisë dhe më pas e ka vrarë më një shufer hekuri.


Vajza ka pranuar lidhjen me 34-vjeçarin Arben Gjecin dhe së fundmi është zbardhur edhe dëshmia e saj ku deklaron:


"Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t'u takuar.

Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi.

Doja ta anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim. Me Dëfrim Kurtin jemi martuar para dy vitesh.

Arbeni erdhi kur im shoq nuk ishte në shtëpi.

Vendi ku takoheshim ne të dy është një dhomë e veçuar nga shtëpia. Pata merak se mos vinte burri dhe i thashë Arbenit, por ai më tha të rrija e qetë se burri po pinte kafe.

Kryem marrëdhënie dhe kur po vishej më tregoi se kishte qenë i frikësuar gjithë ditën, pasi kishte pasur idenë që dikush po e ndiqte.

Nuk pashë askënd se kush e qëlloi, sepse aty është një mur që s’të lejon të shikosh. Dola me vrap dhe e pashë të përpëlitej, hodha sytë ngado, por nuk pashë askënd. Arbeni gjendej aty në mes të pellgut me gjak” është shprehur ajo./albeu.com/
Shtuar më 28/01/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori