Saninno takon Ramën: Zbatoni Planin e Veprimit
Drejtori për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefano Sannino në përfundim të vizitës së tij në Tiranë, takoi gjatë së enjtes kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama me të cilin diskutoi mbi Planin e Veprimit që Shqipëria duhet të plotësojë për tu anëtarësuar në BE.

Gjatë këtij takimi kreu i PS-së deklaroi se do të ofronte mbështetje për gjitha reformat që i duhen vendit për të përparuar në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ndërsa ka shprehur shqetësimin për shkeljen e afateve për përfundimin e reformës zgjedhore dhe domosdoshmërinë për adresimin e çështjeve substanciale, si korrupsioni, çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, etj


Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit Sannino ka kerkuar zbatimit e Planit të Veprimit në afatet e caktuara duke shtuar se BE po e monitoron procesin e ndërtimit të demokracisë në Shqipëri. /albeu.com/

Shtuar më 22/03/2012, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori