Salianji akuza për gjyqtarin Gjermeni: Nuk do futet në Vetting, ka marrë goditje të rëndë
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është dënuar nga gjykata me 1 vit burg si pjesë e dosjes “Babale”.

Por këtë vendim, Salianji e konsideron të manipuluar.

Në studion e Abc Ne3s, Salianji u shpreh se gjykata nuk pranoi të merrte në shqyrtim provat e reja, ndërsa hodhi edhe njëherë akuza drejt gjyqtarit të çështjes Artan Gjermeni.

Sipas ish-deputetit, Gjermeni e kishte të shkruar vendimin dhe pas 20 minutash tërheqje e lexoi, ndërkaq shton se gjyqtari nuk do futet në Vetting dhe do vijojë karrierën politike.

I pyetur nga moderatorja, Salianji pranoi se janë shantazhuar para se të bënin publike çështjen.

Pjesë nga biseda:

Gjyqtari nuk u interesua, por për 20 minuta kishte një vendim të shkruar, doli e lexoi dhe iku. Alizoti kishte vënë në shërbim drejtuesit e policisë. Është tërësisht e manipuluar.

Ke pasur shantazhe dhe oferta për tu tërhequr?

Para se të ndodhte kjo para publikimit. Në momenti që kemi pasur pyetje dhe u ngrit e gjithë skema, për të bërë një parashtesë se me çfarë personazhesh kishim të bënim. Padiskutim që janë bërë të gjitha përpjekjet për ta ndaluar. Albert Veliu u identifikua prej Geron Xhafajt. Kemi të bëjmë me mafian. Ne i kemi faktuar para publikut se çfarë ka ndodhur. Pra gjyqtarit nuk e faktonin dot se ai punon për partinë. Ka marrë një goditje se nuk u bë kandidat për bashkinë e Lushnjes.

Nuk ke frikë që të akuzojnë për shpifje?

Unë nuk kam pasur frikë kur kam hyrë në mes të parcelave, jo të kem frikë për ca qelbësira që janë bërë bashkë.

Si do të guxonte një gjyqtar që të jepte vendime arbitrare, janë të gjithë të vëzhguar në këto momente?

Ju do ta shihni që nuk ka për të hyrë në vetting zotëria, do të tërhiqet dhe do vazhdojë karrierën politike. Para pak kohësh ka nxjerrë nga burgu një të dënuar rëndë. Pasi u godit me thikë para dy vitesh tha që më ra qepeni i garazhit. Sot ende nuk është e pushuar çështja për trafik droge. Pa përfunduar ata e kanë marrë dhe e kanë cuar për kallëzim të rremë.

Keni kërkuar tërheqje nga Artan Gjermeni?

Kemi kërkuar që të tërhieqet dhe nuk është tërhequr. Vendimi për përjashtimin e tij nuk është i formës së prerë. E kemi kërkuar në Gjykatën e Lartë, por nuk ka gjykatë. E kemi kërkuar edhe dje të mos jepte vendim, dhe për 20 minuta lexoi vendimin.

Do ta vazhdoni si kauzë?

Padiskutim, këto beteja nuk është se fitohen lehtë me mafiat./abcneës.al
Shtuar më 19/12/2019, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori