Sakrifikuan 26 ditë: Pak para takimit me Ramën, naftëtaret e Ballshit japin mesazhin e fortë
Pak orë para takimit me
kryeministrin Edi Rama, gratë naftëtare të Ballshit i dhanë fund grevës së urisë pas 26
ditësh qëndresë, duke shpresuar të nisë një epokë e re.
Një prej përfaqësueseve të grevës, duke folur për mediat, shprehu optimizmin në finalizimin e një negociate me
kryeministrin Rama, sipas tyre “për
bukën e gojës së
fëmijëve”.
“Motra dhe vëllezër, ne sakrifikuam 26 ditë sot për të drejtën tonë, për kauzën tonë, që ishte e drejtë dhe e pastër si drita e diellit. Sot erdhi momenti që ne të dalim nga kjo grevë për një fitore të re. Për një kauzë të re, për një epokë të re në bashkëbisedim me
kryeministrin. Ai ofroi dje negocim. Ne do të shkojmë sot për negocim, se dimë akoma, por mendoj unë se si një nënë që kam ikur 26 ditë nga shtëpia, kërkojmë
bukën e gojës së
fëmijëve.
Sot shpresojmë që t’i çojmë
bukën fëmijëve, përderisa kryeministri arriti në negociata, po dalim për një zgjidhje. E besuam përsëri dhe për naftëtarët do të nisi një epokë të re; buka e
fëmijëve. Shpresojmë për zgjidhje. Ne do të jemi pjesë e takimit me
kryeministrin. Mendoj se ky takim të jetë pozitiv për të gjithë naftëtarët se nuk kanë lënë për
bukën e
fëmijëve. Ne duam
bukën e
fëmijëve tanë”, tha naftetarja.
Takimi do te mbahet sot ne Fier, rreth orës 18:00, ku të pranishem do te jene naftetaret si dhe vete kryeministri Edi Rama.
Shtuar më 09/11/2020,
ora 11:39