Sakrifikuan 22 vite për lirinë e Kosovës, Basha takon Thaçin
Kryetdemokrati Lulzim Basha u takua sot në Prishtinë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat pas takimit, Basha e vuri theksin tek bashkëpunimi i ngushtë mes forcave politike, gjë që e forcon Kosovën në sfidat me të cilat përballet.

“Shpreha mbështetjen time për qendrimet konseguente të tij si kreu i shtetit në mbështetje të dialogut me Serbinë, kohezionit të të gjitha forcave politike në Kosovë, bashkërendimi mes të gjitha forcave politikeKosovës vetëm e forcon dhe fuqizon Kosovën në sfidat me të cilat po përballet aktualisht”.

Basha theksoi se roli i SHBA dhe BE është një parakusht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në raport me suksesin e çdo iniciative që do çojë në njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve.

“Theksova bindjen e besimin se bashkërencimi i ngushtë mes SHBA dhe BE ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e cdo iniciative në raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën evropiane dhe euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e duan këtë dhe mnë vecanti sa i përket dialogut një bashkërendim i tillë do e fuqizojë e përshpejtojë procesin e dialogut mer qëllim njohjen reciproke mes Kosovës dhe Seribsë”.

Duke iu referuar akuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës mbi presidentin Thaci dhe ish kryeparlamentari Veseli, Basha u shpreh:

“Shpreha mbështetje totale të PD dhe opozitës për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve politike në Kosovë për ata që sakrifikuan 22 vite për lirinë e Kosovës e që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësine e fruteve të lirisë në vecanti për presidenti Thaci dhe bashkëpunëtorët e tij”.
Shtuar më 20/07/2020, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori