Saimir Tahiri rikthehet dhe hap luftë (VIDEO)
Saimir Tahiri sapo ka filluar konferencën e paralajmëruar mëngjesin e sotëm.

Ish-ministri i Brendshëm, në fjalët hapëse të tij ka thënë se është braktisur nga të gjithë dhe i është dashur të përballet vetëm me çështjet që akuzohej.

Ndër të tjera Tahiri ka falanderuar prokurorët e Italisë për punën që ka bërë dhe ka thënë se ka hetuar çdo dyshim për të.

"Kam diçka me rendësi që dua ta ndaj me ju dhe publikun. Sepse e vërteta nuk rri dot fshehur sa do të sponsorizphet nga ajo dora e zezë që filloi me mua dhe po vijon prapë.

Ajo dora e zezë që bredh çdo banaku dhe çdo televizioni tha se ato letra ishin të falsifikuara.

Krahas hetimeve në Shqipëri, kërkova të hetohesha edhe në Itali nga të njëjtët prokurorë të anti-mafias të sprovuar në këto çështje. Nuk kam frike. Kam mbi një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni ju dy ditë”, duke paralajmëruar kështu lajme të reja.

Ndërkohë drejtësia italiane në Katania me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj ish ministri të brendshëm Saimir Tahiri. Sipas dokumentave të sigurara më 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka elementë” të përshtatshëm për të mbështetur akuzën” /albeu.com./

Shtuar më 01/11/2018, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori