Saimir Tahiri i ka vërtetë punët pisk, veprimi sotëm i Bashës zbuloi çdo gjë
Pëlqej
Saimir Tahiri i ka vërtetë punët pisk. Aq pisk, sa edhe vetë shefi i opozitës është detyruar që të prishë rehatinë e tij që e ka fiksim në mëngjes për të dalë në një konferencë për posaçme për shtyp me një mal akuzash ndaj tij.

Burime nga selia blu bëjnë me dije për Albeu.com se Lulzim Basha nuk shihet asnjëherë në orën 9 të mëngjesit në seli. Pasi fle mirë e mirë në mëngjes, Basha e merr me terezi të shkuarin në zyrën e tij në PD duke arritur rreth orës 11:00-12:00 të drekës.

Fakti që kreu i opozitës ka prishur sot gjumin dhe ka thirrur një konferencë për shtyp do të thotë se punët janë vërtetë keq për ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë.

Pas arrestimit me 3.5 ton drogë në Itali gjatë ditës së djeshme, në media kanë filluar të qarkullojnë edhe përgjime ku përmendet një politikan i rendësishëm në Shqipëri, të cilit do t'i jepeshin 30 mijë euro pikërisht nga grupi i Habilajve. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2017, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori