Saimir Tahiri ankimon zgjatjen e hetimeve për të
Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin janë shtyrë me tre muaj të tjerë.

Krimet e Rënda morën këtë vendim duke qenë se prokuroria nuk arriti dot të grumbullojë provat e nevojshme për mbylljen e hetimeve.

Së fundmi konfirmohet se ka ardhur edhe një reagim nga ana e Tahirit. Mësohet se Tahiri ka ankimuar shtyrjen e hetimeve duke kërkuar që dosja e tij të dorëzohet.

Kujtojmë se më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.

Afati zyrtarisht përfundon ditën e nesërme, por prokurorët e çështjes në mbledhjen e zhvilluar, kanë vendosur të shtyjnë sërish afatin me tre muaj, deri në prill të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2019, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori