"Sa nuk u puth në buzë me Saimirin", plasin thumbat mes vajzave të "Love Story" (FOTO LAJM)

Njëra prej vajzave që pati një takim me “princin modern”, Saimirin, në “Love Story” ishte Einxhëll.

Gjatë takimit, ajo diskutoi prekjet e Saimirit me vajzat e tjera, gjë që s’i ka pëlqyer aspak konkurrenteve.

Kejda u shpreh se u surprizua nga fakti qe Enxhëll e përmendi në takim pasi takimi i saj me Saimirin ishte më i distancuari nga të gjithë.

“Mua më bëri shumë përshtypje dhe jam shumë e surprizuar që përmendi takimin tim. S’kam asgjë tjetër për t’i thënë përveç faktit që duhet të tregohet më realiste, jo vetëm me mua por me të gjithë publikun sepse si duket edhe publiku mbase ka krijuar një imazh që nuk e ka aq të mirë në të vërtetë. Nuk po e them këtë sepse më sulmoi pikërish mua në takim por e kuptova nga fakti që në backstage më tha diçka tjetër. Më mori veç dhe nëse e vutë re që unë puntatën e kaluar nuk fola fare edhe pse isha pjesë e katër vajzave që u komentuan, sepse e dija shumë mirë se çfarë kisha thënë dhe çfarë kisha bërë. Nuk e di me çfarë sysh e ka parë ajo takimin, realisht duhet të jetë më e sinqertë. Para dy minutash pamë takimin e tyre që ishte ai takimi sa nuk u puthën në buzë për atë punë, po mos tu futemi aq me detaje gjërave”- tha ajo në “Daily Love Story”.

Shtuar më 10/12/2020, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori