Sa një shtëpi në Tiranë! Australia vendos gjobën marramendëse për mosmbajtjen e maskës
Australia Perëndimore ka ashpërsuar masat kundër Covid 19, duke vendosur gjobë me vlerë 50 mijë dollarë (32 mijë euro) për secilin qytetar që nuk do të zbatojë vendimin.

Çdo person që nuk mban maskë mbrojtëse në aeroportin e West Australia, do të detyrohet të paguajë gjobën prej 50 mijë dollarë (32 mijë euro) shprehet kryeministri i vendit Wa Mark McGowan.

Ky vendim ka ardhur në kuadër të masave të reja mbrojtëse, në luftën kundër përhapjes së variantit të ri të koronavirusit. Udhëheqësit e shtetit dhe qytetarët kanë zbatuar këtë vendim duke i mbajtur maskat jo vetem në fluturim, por edhe brenda aeroportit siç edhe është vendosur nga qeveria.
Shtuar më 14/01/2021, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori