Njerëzit nuk i dallojnë të gjithë njësoj
ngjyrat dhe kjo vjen për shkak të
qelizave konike që të gjithë ne kemi brenda në sy. Numri i
qelizave që
keni në sy ndikon në atë se sa
ngjyra të spektrit të dritës mund të shihni.
Ky test do t’ju ndihmojë të kuptoni se si e shihni botën përreth jush dhe sa ndryshon perceptimi juaj nga ai i njerëzve të tjerë.
Numëroni sa
ngjyra dhe nuanca mund të shihni në spektër:
Nëse shihni:
Më pak se 20
ngjyra
Ju jeni një dikromat. Kjo do të thotë që ju
keni vetëm dy lloje të
qelizave konike. Ndoshta ju pëlqen të visheni me
ngjyra neutrale, të zeza, bezhë apo blu e errët. 25% e popullsisë së botës janë dikromatë.
Midis 20 dhe 33 ngjyrave
Ju
keni vizion trikromatik. Kjo do të thotë që sytë tuaj kanë tre lloje të
qelizave konike. Ju jeni në gjendje të perceptoni mirë
ngjyrat vjollcë, blu të errët, jeshile dhe të kuqe. 50% e popullsisë së botës kanë të njëjtin lloj vizioni si ju.
Midis 34 dhe 39 ngjyrave
Keni shikim tetrakromatik. Në mënyrë të ngjashme me bletët, ju
keni katër lloje të ndryshme të
qelizave konike në sytë tuaj dhe shihni shumicën e ngjyrave në spektrin e dritës së dukshme.
Ka mundësi që e verdha të mos jetë
ngjyra juaj e preferuar. Vetëm 25% e njerëzve mund të shohin të gjitha
ngjyrat në spektër.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 15:22