Sa lekë more për intervistën? Xhisela hyn LIVE në Instagram në mesnatë dhe debaton me shqiptarët (VIDEO)
Pas doli nga studio e Opinion natën e kaluar, aty ku mohoi dhunën dhe kërcënimet e Rexhep Rrajas, Xhisiela Maloku ka provuar të shohë, nëse sa ka bindur me alibinë e saj të re.

Atë sipas të cilës, kjo ishte një histori xhelozie, se kishte pasur vetëm një shuplakë dhe se ekspertiza mjeko-ligjore kishte qenë e gabuar. Rreth 30 minuta pas mesnate, Xhinsiela nisi një video-live në Instagram, ku iu përgjigj komenteve të ndjekësve të saj, për pak minuta.

Por 25 vjeçarja është bombarduar nga komentet negative, sharje, fyerje dhe tallje. Tashmë jo vetëm nuk e besojnë më, por as nuk e shohin më si viktimë. Çuditërisht, Xhisiela në këtë komunikim të shkurtër live flet e qeshur dhe duket në humor, pavarësisht se mbi supe i rëndon barra e paragjykimit nga opinioni publik.

Por këtë barrë ajo është mësuar ta përballojë. Në fund të fundit duhet të jetë më e lehtë se frika nga pistoleta në bark, kërcënimet me jetë, dhuna sistematike dhe fikja e cigareve në mish. /lapsi.al/
Shtuar më 02/10/2018, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori