Zjarr në një banesë në Tiranë

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të hënë në afërsi të ish-Ekspozitës në Tiranë. Për fat të mirë nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në bombulën e gazit.

Njoftimi policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2023, në afërsi të ish-Ekspozitës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në bombulën e gazit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 26.06.2023 13:16