Sa e sigurt është Shqipëria? Ish-ministri akuzon se tanket janë shitur për skrap
Pëlqej
Duket se konfliket mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut dhe mundësia e një lufte të tretë botërore ka dhënë efektin kudo në botë.

Këtë mbrëmje në News 24 është diskutuar pikërisht në lidhje me Shqipërinë dhe sa i përgatitur është vendi ynë nga ana ushtarake dhe e armatimit.

Ish-ministri Demiraj tha se “me jemi ushtri e NATO-s formalisht pasi nuk kemi asnjë avion, asnjë tank”.

I pyetur se ku janë tanket e ushtrisë shqiptare, ish-ministri Milo tha se kanë vajtur për skrap.

DEBATET
Milo: Nuk jemi target
Demiraj: Nuk mund të themi që nuk jemi target, kur komshi me ne janë rusët që po armatosen me mig. Sistem 400-S plus. Kemi 5 batalione me pushkë.

Ku janë tanket?
Demiraj: Duhet të pyesësh ish-ministrat.
Milo: Tanket kanë vajtur për skrap.

Hajdaraga: Kam çuar mbi 80 e ca tanke në kufi me Kosovën.
Demiraj: Nuk jam dakord që meqë nuk jemi pjesë e NATO-s nuk kemi nevojë të armatosemi. Edhe Maqedonia është më e armatosur. Dy kërcënimet kryesore të NATO-s janë Rusia dhe terrorizmi islamik.

Hajdaraga: Sovraniteti i Shqipërisë dhe kufijtë e saj janë të garantuar.
Demiraj: Sigurisht.
Hajdaraga: Nuk mund të marrim tanket e fundit, se s’kemi buxhet.

Demiraj: Kemi 360 kapitenë të larguar, 3000 ushtarë profesionistë të larguar. Ushtria shqiptare paguhet në mënyrë skandaloze.

Hajdaraga: Mbrojtja dhe siguria e Shqipërisë është e garantuar. Edhe kontributi i Shqipërisë në NATO nuk vihet në diskutim. Në qoftë se flitet për një agresion që mund t’i ndodhë Shqipërisë jemi të garantuar në bazë të artikullit 5.

Milo: Pse të gjitha vendet anëtare të NATO-s harxhojnë për ushtrinë dhe armatimin.
Hajdaraga: Ka ardhur koha që ushtria të fuqizohet. Qeveria shtoi buxhetin e mbrojtjes. 100 mln euro.
Demiraj: Jo 100 ka shtuar 55 mln euro. Është pozitive. Është kërkesa e ministres së re të Mbrojtjes.
Milo: Kërkohet rinovim i konceptit strategjik
Shtuar më 05/12/2017, ora 23:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori