Gashi për Kurtin: E pata sugjeruar që nuk është mirë të dalë kundër Gjykatës Speciale (VIDEO)

Ish-këshilltari politik i Kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka thënë se Kosova është dashur vet ta themelojë Gjykatën Speciale.

Gashi theksoi se Kosova do duhej ta merrte shembull Zagrebin, Sarajevën e Beogradin, dhe si e tillë, kjo Gjykatë Speciale me funksion në Prishtinë do të pastronte luftën e UÇK-së, njofton Klan Kosova.

”Ne është dashur vet ta themelojmë Gjykatën Speciale më së largu në vitin 2011, vet ajo me funksionu këtu”.

”Me e marrë si shembull Zagrebin, Sarajevën dhe Beogradin, ku të trija këto vende e kanë pasur Gjykatën Speciale për krime lufte, dhe me e pastru luftën e UÇK-së sa më shpejt të jetë e mundshme dhe kjo punë me u pas harru në vitin 2015”.

”Por ne se kemi bërë, e ka bërë Bashkësia Ndërkombëtare dhe ka vendosur ta bëjë në selinë e saj në Hagë për shkak se ne se kemi bërë vet”.

Shkëlzen Gashi tha se Gjykata Speciale është pozitive për palën kosovare.

”Po, sepse duhet të pastrohet UÇK-ja, të dënohen ata që kanë kryer, nëse ka dëshmi të pakontestueshme dëshmohet se ka kryer krime, dënohet. Nëse dëshmohet se nuk ka kryer krime, s’ka dëshmi atëherë lirohet, pastrohet një herë e mirë”.

”Nuk mund të njolloset lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe nuk mund të shantazhohet askush prej liderëve”.

Ai në Rubikon deklaroi se me Kryeministrin Albin Kurti, shpesh ka diskutuar për Gjykatën Speciale.

Dhe lidhur me këto qëndrime, Gashi thotë e kishte sugjeruar Kurtin qysh kohë më parë që s’është mirë të dilet kundër Gjykatës Speciale , njofton Klan Kosova.

”Sepse kështu je kundër dënimit të atyre që kanë kryer krime, duke e keqpërdorur uniformën e UÇK-së ndaj civilëve të pafajshëm të grupeve minoritare etnike në Kosovë”


Shtuar 5.05.2020 20:53