Rudina Xhunga i del në mbrojtje bashkëshortit: Agron Tufa na kërcënoi me prerje gjuhe (FOTO LAJM)
Duket i ashpër debati që ka nisur mes shkrimtarit Agron Tufa dhe ish-zv.ministrit të Mbrojtjes, Dritan Hila. Ishte ky i fundit fillimisht që e cilësoi Tufën si pjesë të kulturës së plehrave.

Fill pas kësaj, Tufa i është përgjigjur mbrëmë duke i rikujtuar Dritan Hiles aktivitetin e babait të tij si hetues të regjimit komunist dhe torturues dhe abuzues me gratë në qeli.

Dritan Hila. Se ç’lidhje ka ky Lyth sekrecionesh enveriste me letërsinë, pak e kuptoj. E duke qenë se në këtë “kopsht” (letrar) ai është thjesht një “barbar”, që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht. Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit, hetues mizuer, me të burgosurit e pambrojtur politikë -sidomos me femrat” shkruan Tufa.

Në një reagim të mëpasshëm ishte Hila që i përgjigjet Tufës duke thënë se babi i tij ka qenë oficer i kundër zbulimit dhe se nuk ia vlente të merrej me të.

"Sa per staturen e tij publike dhe artistike, sot me shume se kurre jam i bindur ne zgjedhjen qe kam bere per mos harxhuar kohe te lexoj krijimet e tij. Nuk ma mbush mendjen asnje lloj rekomandimi. Ashtu sikurse jam i ndergjegjshem se njerez te tille jetojne vetem nepermjet presionit dhe sharjeve me te cilat trembin zyrtare per te zhvatur fonde dhe programe. Dhe per kete fajin nuk e ka Agroni, por ata qe levrojne fonde per te financuar plehra"., - shkruan Hila.

Pak minuta më parë ka reaguar edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila duke bërë ironi me titullin e romanit të Tufës "Tenxherja" ka nxjerrë foton e një tenxhereje të djegur në Instagram duke shkruajtur se Tufa i kishte kërcënuar me prerje gjuhe. /Albeu.com/

Shtuar më 17/03/2017, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori