E FUNDIT/ Gjendet i pajetë trupi i një 68-vjeçari brenda një garazhi
Rudina Hajdari thirrje anëtarëve të Këshillit për Reformën: Të arrihet kompromisi
Rudina Hajdari ka dhënë këtë herë një mesazh për anëtarët e Këshillit Politik që të punojnë pa ndalur deri ditën e nesërme, që të arrihet kompromisi në katër çështje ku palët nuk kanë rënë dakord.

Bëhet fjalë për sistemin zgjedhor, teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve, administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore, si dhe Kolegjin Zgjedhor.

“Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila ti rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan ndër të tjera Hajdari, teksa thotë se shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen dhe se tani kanë nevojë për më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura.

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi I afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, I ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto cështje:

Sistemin Zgjedhor

Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve

Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhor

Kolegjin Zgjedhor

Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila ti rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqiptarët qartazi sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura.

Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjecare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi I administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar.

Unë mbetem e vendosur për ti zgjidhur këto cështje, I ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat”, shkruan Hajdari.

Ditën e sotme deputetja e opozitës parlamentare në Kuvend, Rudina Hajdari depozitoi në mbledhjen e Këshillit Politik propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke kërkuar që të votimet të ardhshme të adaptohet modeli danez, i mbështetur edhe nga SHBA-të.

Hajdari kërkon që me këtë propozim, t’u jepet mundësia kandidatëve të renditur në fund të listës së partive politike që të kenë mundësi të zgjidhen si deputetë. Kjo do të behet nëpërmjet votimit për partinë, por edhe për emrat konkret të kandidatëve në qarqet e caktuara.

Shtuar më 30/05/2020, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori