Rudina Hajdari për tërmetin: Shembja e shpejtë e objekteve është vepër penale
Deputetja, Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend ku ka folur për tërmetin që lamë pas.

“E ndërsa ky vit po mbyllet mund të them me një pikëllim shumë të thellë si nënë, grua, motër bashkëqytetarë se ky është ndër vitet më të trishtë. Dua tu shpreh mirënjohjen time edhe për forcat e sigurisë, njësitë operacione të policisë, ekipet e emergjencës. Po ashtu dua të shpreh mirënjohjet për ekipet e Kosovës, po ashtu edhe për vendet fqinjë. Ju nuk reshtët”, tha Hajdari.

Më tej deputetja u shpreh se prishja e ndërtesave pa përfunduar hetimi është një shkelje e rëndë.

“Shembja e shpejtë e objekteve është një vepër penale. Qeveria nuk mund ta kalojë këtë mostransparencë. Përgjegjësia para drejtësië është e domosdoshme. Prandaj meqënëse jemi në proces të rishikimit të buxhetit duhen të përdoren të gjithë mundësitë që na jep ligji duke filluar me anulimin e kontratave koncesionare. Këtë herë nuk ka më kohë dhe njerëzit nuk do kenë më mëshirë. Historia do i marrë me vetë të gjithë abuzuesit. Nuk pret më koha që ne të politizohemi. Sot nuk ka më kohë për fjalë por vetëm për vepra”, tha ajo.
Shtuar më 05/12/2019, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori