Rudina Hajdari krijon partinë e re, si do të quhet
Vendoset përfundimisht krijimi i Partisë Bindja Demokratike. Rudina Hajdari ka mbledhur mesditën e së shtunës grupin parlamentar demokrat, në fokus të së cilës ishte regjistrimi në zgjedhjet lokale.

Pjesë e kësaj lëvizje të re politike do të jetë edhe ish deputeti demokrat, Astrit Patozi.

Astrit Patozi më herët përshëndeti krijimin e grupit të ri parlamentar, duke i uruar “këmbë të mbarë”, çka la të nënkuptonte krijimin e një partie, ku dhe ai do të ishte pjesë.

Në mbledhjen që ka zhvilluar sot Hajdari me deputetët e tjerë, mësohet se ka pasur debate, pasi një pjesë e tyre thonë se nuk janë gati për fushatën në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2019, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori