Rudina Hajdari jep përgjigje nëse një ditë do të jetë në krye të një partie
Rudina Hajdari thotë se lidhjen me të djathtën e ka në gen, duke qenë se ajo është vajza e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdarit, ish-dhjetorit. E pyetur nga gazetari Denis Minga, nëse do të mund ta shohim në krye të një partie të re, Hajdari u përgjigj duke thënë se ajo do i përkasë gjithmonë të djathtë shqiptare, por la të nënkuptuar se edhe mund të jetë në krye të një partie të re të bazuar vetëm mbi parimet e djathta.

"E ndjej veten pjesë të së djathtës shqiptare, dhe e quaj veten si demokrate e lindur e tillë dhe do vazhdoj të jem demokrate. Dhe nuk mund t’më shkëpusë njeri nga kjo lidhje gjenetike që kam dhe mënyrën se si jam rritur në lidhje me parimet se çfarë e djathta përfaqëson. Do vijoj të kem parime të djathta", u shpreh Hajdari nw Repolitix.
Shtuar më 03/07/2019, ora 21:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori