Ruçi: Me programin e ri PS do të fitojë zgjedhjet
Ka vazhduar me akuza dhe kundërakuza midis PD dhe PS seanca e radhës në parlament. Kryeministri Berisha replikoi me kryetarin e grupit kuvendor te PS-së, Gramoz Ruçi, në lidhje me programin e ri politik të socialistëve. Kryeministri Berisha tha se Rama fle me ëndrra për pushtet dhe kujton se është Barack Obama apo Angela Merkel.

‘Opozita ka vetinë të krijojë një realitet që nuk ekziston, ndërsa kryetari i saj fle me ëndrra dhe i duket vetja si Obama, Merkel apo Sarkozy.’ është shprehur kryeministri i vendit.
Sipas Berishës, opozita është prekur nga një virus i tmerrshëm që po i shkëput nga realiteti.

Kryetari i grupit të PS-së mbrojti programin e ri të opozitës dhe u shpreh i bindur për fitoren e së majtës në zgjedhjet e ardhshme.

‘Taksa progresive e propozuar nga PS-ja ndan preraz dy alternativa. E gjithë lufta që zhvillohet në SHBA është çeshtja e taksës progresive. Ekonomia e parë e Europës, Gjermania, gjeti mirëkuptim për këtë taksë, ndërsa revolucioni francez fiskal i presidentit Sakozy ka në themel taksën progresive’ është shprehur kryetari i grupit parlamentar i PS Gramoz Ruçi në fjalën e tij në parlament./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori