U ofroi t’a shoqëronte, taksisti italian tenton të përdhunojë 19-vjeçaren shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali me qendër një vajzë të re shqiptare.

Një taksist italian ka tentuar të përdhunojë një 19-vjecare shqiptare që prej disa muajsh qëndronte në shtetin fqinj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një stacion urbani në Trezzano kur e reja po priste autobusin.

Taksisti 50-vjecar i ofroi që ta përcillte në shtëpi dhe vajza pranoi me mirësjellje.

Gjatë rrugës, ai devijoi dhe e çoi automjetin në rrugën Darëin, një vend i izoluar ku lëvizja e automjeteve është e vogël. Aty nisi të prekte shqiptaren në vende intime dhe tentoi të kryente marrëdhënie sèksuale me të.

Vajza ia doli që t’ia mbathte duke dhënë alarmin në rrugë për taksistin që kërkonte raport seksual.

Taksisti u vu në pranga në shtëpinë e tij ndërkohë pritet gjykimi dhe dënimi. /albeu.com/


Shtuar 21.07.2020 19:50