Ruby, skandali i radhës i Berluskonit
Ajo është marokene dhe quhet Ruby. Vajza që është vënë në qendër të medias italiane, dyshohet se në moshën 17-vjeçare ka pasur raport seksual me kryeministrin e tanishëm Berluskoni. Skandali shpërtheu sot në Itali.

Pas publikimeve në media, Berluskoni tha: Unë nuk i kam dhuruar makinë Ruby-t. Kavalieri shtoi më tej se “unë e dua jetën, i dua femrat ndaj të cilave jam një adhurues i veçantë. Gjithnjë kam pasur nevojë për mbrëmje relaksuese, askush nuk mund ta ndryshojë stilin e jetës time”. Ai ka thënë se sulmet e medias e bëjnë më të fortë ndërsa ka mohuar skandalin.

Mediat në fakt po këmbëngulin se Berluskoni ka blerë në fakt një makine Audi, të cilën ia ka dhuruar vajzës me emrin Ruby. Kryeministri pohon blerjen e makinës por thotë se ajo nuk ka qenë një dhuratë për 17-vjeçaren.

Por gruaja marokene pohoi se ka pasur një Audi, si dhuratë nga Kryeministri italian Silvio Berluskoni. (albeu.com)
Shtuar më 29/10/2010, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori