RTSH pa "frena", transmeton hapur skena lesbizmi (FOTO LAJM)

Postimi i aktores Olta Gixhari
Shoqëria shqiptare akoma nuk i ka kapërcyer barrierat përsa i përket lidhjeve mes gjinisë së njëjtë, por mesa duket kjo nuk e pengon aspak televizionin që mbahet në këmbë me taksat e shqiptarëve të publikojë skena të cilat në një vend të vogël si i yni padyshim që do të komentohen shumë.

Pak kohë pasi transmetoi një film me metrazh të shkurtër të quajtur “Joshua and Harry” ku dy djem minorenë kishin lidhje sentimentale mes tyre, Radio Televizioni Shqiptar ka guxuar sërish.

Këtë herë e ka pasur radhën një film me skena lesbizmi.

Një nga vajzat që përfshihet në skenat erotike të filmit me kolegen e saj, është aktorja e njohur Olta Gixhari.

Ka qenë kjo e fundit që ka publikuar një pjesë të skenave duke treguar edhe televizionin ku është dhënë filmi.

Gixhari është një nga personazhet më të njohura të ekranit. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj personale dhe jo vetëm.

“Mund të më shihni sonte në një rol karakteri shumë interesant”, shkruan ajo krah postimit. /albeu.com/




Shtuar më 22/10/2019, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori