Rrugorja me "dorë të hekurt", çfarë ndodhi gjatë këtij muaji
Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqendruar në shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtimin e automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, drejtimin e motoçikletave pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, mospërdorimin e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, mosrespektimin e përparësisë dhe të sinjalizimit rrugor, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, si dhe në shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

Gjatë muajit gusht janë arrestuar në kushtet e flagrancës 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 9 në gjendje të dehur dhe 12 të papajisur me leje drejtimi, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 17 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po si rezultat i kontrolleve janë hequr 50 leje drejtimi, nga këto:

 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
 20 për shpejtësi tej normave të lejuara;
 8 për drejtim mjeti në sens të kundërt;
 12 për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Gjatë muajit gusht, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur gjithsej 3327 masa administrative, nga këto:

• 600 masa për shpejtësi tej normave të lejuara;
• 500 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 500 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 900 për parakalime të gabuara;
• 827 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Këto kontrolle do të vijojnë thekson Policia në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Shtuar më 31/08/2020, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori