Rrugët u mbushën me kamionë të përmbysur, policia jep njoftimin e rëndësishëm
Ditën e sotme janë raportuar plotë tre kamion të përmbysur nga era e fortë.

Situata më kritike ka qënë në qarkun e Lezhës, përkatësisht pranë urës së Milotit.

Policia Rrugore është angazhuar me shërbime të shtuara në aksin rrugor Lezhë – Mabe, pasi për shkak të motit të keq me erë të fuqishme gjatë ditës së sotme, edhe pas këshillimit të Policisë Rrugore për të qarkulluar me ngadalë, 4 kamionë të lartë janë përmbysur, fatmirësisht pa të lënduar.

Aktualisht në këtë aks rrugor intensiteti i shpejtësisë së erës është shumë i fuqishëm dhe për këtë arsye, Policia Rrugore do të pezullojë lëvizjen e kamionëve me mbulesë deri në një njoftim të dytë, për të evituar aksidentet rrugore. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori