Presidenti i La Ligas ngre alarmin: Man City, PSG dhe Newcastle do të tronditin merkaton

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas do të dëshironte të shihte yjet e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar të transferohen në Spanjë.

Mbappe është lidhur me Real Madridin, ndërsa një rikthim te Barcelona është hedhur në lojë për Neymar.

Tebas do të donte që të dy yjet të zhvendoseshin në LaLiga, por nuk beson se do të ndodhë këtë verë.

Sipas të parit të La Ligas, klube si Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Newcastle do ta tronditin tregun e transferimeve.

“Me siguri do të ketë shkëmbime, por asnjë operacion të madh”, ka thënë fillimisht Tebas për RAC1.

“Neymar ose Mbappe? Do të doja, por situata është ashtu siç është tani. Nuk ka para në treg”.

“Manchester City , PSG ose Newcastle mund të gjallërojnë tregun në një mënyrë që unë nuk e ndaj, por në çdo rast nuk mendoj se do të tejkalojmë 800 milionë euro këtë verë midis të gjithëve”, përfundoi spanjolli.


Shtuar 18.06.2020 15:11