Roshi: Isha unë që dhashë dorëheqjen, nuk e zbuloi Lulja e SHQUP-it
Elvis Roshi
Elvis Roshi ka reaguar përmes një postimi në Facebook në kundërpërgjigje të deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha.

Ai bën me dije se është dënuar si minoren në mungesë për diçka që nuk e ka berë dhe se nuk ka vrarë njerëz në bulevard.

Në vazhdën e akuzave të ndërsjellta ai bën me dije se nuk i ka ikur gjyqit me raporte mjekësore false si Lulja e SHQUP-it.

"I kujtoj Lules se Shqupit se isha une qe dhashe doreheqjen per nje denim ne mungese qe e zbulova vete. Nuk ishte as Lulja e Shqupit as Saliu i shporrur nga Kavaja qe e zbuluan arsyen pse une e dhashe doreheqjen.

Une jam denuar si minoren ne mungese per diçka qe nuk e kam bere dhe s'kam bere asnje dite burg. Nuk kam vrare njerez ne bulevard. Nuk kam grabitur parate e buxhetit te shtetit. Nuk i kam ikur gjyqit me raporte mjekesore fallco si Lulja e Shqupit.

Une nuk do t'i ndahem kesaj beteje dhe do ta fitoj pafajesine ne Itali. Sepse sot s'jam me nje kalama ne meshiren e fatit dhe kam me vete te verteten dhe popullin e Kavajes qe ma ben zemren mal me mbeshtetjen ne keto ore te veshtira.

I jap fjalen Lules dhe Saliut se ne Kavaje s'kane per t'u kthyer kurre fitimtare dhe kane per ta marre vesh mire ne zgjedhjet e parakohshme se nga Kavaja nuk i ka perzene krimi, po populli!

Shqiptaret duhet ta kuptojne njehere e mire se nuk i vjen e keqja Shqiperise nga Elvis Rroshi i denuar padrejtesisht ne mungese kur ishte 16 vjeç, si plot shqiptare ne emigracion!

E keqja Shqiperise i vjen nga politikane qe nuk denohen dhe qe jane kriminelet dhe hajdutet e vertete te ketij vendi. Po te ishte kaq i ndershem Lulja i Saliut, nuk e pengonte si qen e bir qeni reformen ne drejtesi!". /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori