"Rroftë Vangush Dako dhe PS që më qajnë hallet"
"Rroftë Vangjush Dako, rroftë PS, se aty i qaj hallet". Astrit Avdylaj, një prej të arrestuarëve të grupit të avdylajve të Shijakut ka çuditur me deklaratën e tij para prokurorëve duke përmendur kështu kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe Partinë Socialiste.

Ndër të tjera ai nuk ka mohuar se njihet me vëllezërit Ndoka duke theksuar se i kiste miq dhe ishin njohur në burg.

Më 22 tetor, Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese finalizuan një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.
Shtuar më 13/11/2018, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori