Rritja e çmimit të naftës, me pasoja për ekonominë
Rritja e çmimit të naftës pritet të japë efektet e saj edhe në vendin tonë. Sipas ekspertëve kjo do të ndikonte në ekonominë shqiptare duke provokuar një reaksion zinxhir. Në një prononcim për televizionin Top Channel përfaqësuesi i Konfindustrias Gjergj Buxhuku shprehet se Shqipëria duhet të ngrejë Entin Rregullator të Karburanteve që do të pasqyronte lëvizjet e çmimeve duke dhënë mundësi për marrjen e masave.

Ekspertët llogarisin se një rritje e çmimit të naftës me 10% në tregun ndërkombëtar rrit koston e ekonomisë shqiptare me rreth 0.5%. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2012, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori