Rritet numri i viktimave të "ferrit" në Australi, zjarret përpijnë sërish jetë
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë gjetur vdekjen për shkak të zjarreve masive në Australi.

Autoritetet vendase ekanë shprehur hapur sejanë në panik ndërkohë që mësohet se trupi i 58-vjeçarit u gjet në Nju Sauth Uellsenjten.

Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë me mbi 120 zjarre në Nju Sauth Uells dhe në Kuinsllend.

Tani edhe banorët në perëndim të Australisë janë paralajmëruar për rrethana të rrezikshme.

Një koalicion i ish-shefave të zjarrfikësve e akuzoi qeverinë të enjten për injorimin e paralajmërimeve të tyre për ndryshimin e klimës dhe potencialin e saj për të përkeqësuar zjarret.

“Gjërat nuk do të përmirësohen nëse udhëheqësit tanë të zgjedhur nuk përballen me këtë çështje dhe nuk i zvogëlojnë emetimet e gazrave” tha Mike Brown, ish-shef i zjarrfikësve. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2019, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori