Rritet numri i aksidenteve, ndryshon testi i praktikës për patentën
CCdo ditë, persona të rinj i drejtohen qendrave të autoshkollës në mënyrë për të marrë lejen e drejtimit. E ndarë në pjesën teorike e më pas praktike, këto dy faza kërkojnë përmbushje dhe përqëndrim maksimal.

Lidhur me situatën e rëndë të shkaktuar nga aksidentet rrugore në vend, Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të implementojë vjeshtën e këtij viti një sistem monitorimi të testimit të praktikës për të marrë lejen e drejtimit për kategorinë B, autoveturat.

Ky projekt do të mundësojë monitorim 360 gradë me audio dhe figurë, livestreaming në kohë reale, gjurmim me GPS të vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar nga kandidati, menaxhim dhe analizë të videove dhe video-kamera full HD All in One (NVR).

Gjithashtu, rinovimi i patentës do të ketë disa ndryshime, të cilat do të jenë në koherencë me standartet e Bashkimit Europian.

Materiali i kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa, me jetëgjatësi jo më pak se 10 vjet. Këtë patentë do të mund ta marrin të gjithë ata që aplikojnë për herë të parë dhe ata, të cilëve ju ka skaduar afati.

Sipas ekspertëve këto patenta mendohet se do të jenë të pandryshueshme të paktën për një periudhë 20 vjeçare.

Shtuar më 21/07/2019, ora 08:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori